Lajme
3 nxënës dhe 2 mësues në shkollën fillore në Bukoc mësojnë në kushte ekstreme (Foto)

Gjendja e shkollave në Komunën e Preshevës është alrmante, e ato më keq janë në malësinë e Preshevës.
Paralelja e ndarë e shkollës fillore “Selami Hallaçi” në fshatin Bukoc ka vetëm tre nxënës dhe 2 mësues që gati çdo ditë bëhen bashkë për të mbajtur orët e rregullta të mësimit.
Gjendja në objektin shkollorë është alarmante por edhe rruga është shpesh e pakalueshme sidomos gjatë ndryshimeve klimatike.
Pushtetet vijnë e shkojnë por gjendja në fshatrat në malësinë e Preshevës nuk ndrron dhe dita ditës bëhet edhe më e keqe.
Si dëshmi po ju sjellim disa foto nga kjo shkollë.