Arifi dhe Aliu shpallen ambasador të paqës

Kryetari dhe zëvendës kryetari i APN janë dekoruar me çmimin “Ambasadorë të paqës” nga federata botërore e paqës.
“Federata botërore e paqës, organizatë me seli në New York, e themeluar nga OKB më emëroi sot bashkë me zëvendës kryetarin e Alternativës, z. Armend Aliu, ambasador të paqës. Ky emërim vjen si rezultat i punës sonë në themelimin e Alternativës për Ndryshim, për ndryshimin e sjellur në Preshevë dhe për aktivizimin e të rinjëve në promovimin e një mentaliteti të ri politik.
Këtë titull e pranuam në emër të të rinjve të Luginës së Preshevës të cilët çdo ditë luftojnë bashk me ne kundër mentalitetit të vjetër politik i cili na dëmton çdo ditë e më shumë.
NDRYSHIMI NUK NDALET!” Ka shkruar në profilin e tij të rrjeteve sociale kryetari i APN-se Shqiprim Arifi.