Lajme

Ekskluzive: Xhelal Memeti kundërshton politikën e mashtrimeve të PVD-së duke dhënë dorëheqje nga të gjitha postet politike

Ish zëvendës kryetari i komunës Xhelal Memeti, dhe njëherit kryetar i degës së PVD-së në fshatin Miratoc ka dhënë dorëheqje sot nga të gjitha funksionet partiake.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruare edhe arsyet për largimin e tij nga Partia për Veprim Demokratik.

Të nderuar qytetarë të Komuës së Preshevës.

Përmes këtij shkrimi dua të informoj opinion e gjërë dhe mbështetësit e mi, se unë Xhelal Memeti deri më tani kryetar i nëndegës së PVD-së në Miratoc dhe Zv.Kryetar i degës në Preshevë,jap dorëheqje të pa revokueshme nga çdo funksion i imi brenda PVD-së.

Për të ju informuar saktësisht dhe më gjerësisht mbi këtë vendim , un do të prononcohem në një konferencë për media që do të bëhet ditën e hënë në ora 11:00.

“Dorëheqja është shprehje e denjë e kurajos. jo gjithkush e zotëron atë” –dikur deklaronte i madhi Napoleon Bonaparta, prandaj un do të dal me kokën lartë, duke mos zbehur aspak unin tim për ti kontribuar vendit, por jo në këtë formë , jo me këtë qeverisje.

Sinqerisht,
I juaji Xhelal Memeti.

Related Articles

Back to top button