Fëmijët duhet të pinë qumështin e lopës
Hulumtimet e reja nga Spitali Saint Michael i Torontos sugjerojnë se fëmijët që konsumojnë qumështin e lopës janë më të gjatë se ata që konsumojnë qumështin me baza bimore.
Autori i studimit, Dr Jonathon Maguire, donte të gjente më tej në efektet e qumështit bimorë në fëmijët, duke marrë parasysh arritjen e tyre të fundit në popullaritet.
“Shumë prindër zgjedhin qumështin me përmbajtje bimore për fëmijët e tyre, i cili mund të ketë përmbajtje ushqyese më të ulët.”, shpjegoi Dr Maguire shkruan babylogy.
“Mungesa e rregullimit nënkupton se përmbajtja ushqyese ndryshon shumë nga një produkt i qumështit në tjetrën, veçanërisht në sasinë e proteinave dhe yndyrës.”
Hulumtimi i tyre synonte të arrinte në fund të çdo implikimi të mundshëm që ky largim nga qumështi i lopës mund të kishte, si dhe në studim morrën pjesë 5,034 fëmijë në moshë prej 24-72 muajsh.
Gjetjet sugjerojnë se më shumë qumësht me përmbajtje bimore që pi një fëmijë, aq më të shkurtër do të jenë.
Andaj, ne ju sugjerojmë që fëmijëve tuaj t’u jipni qumësht lope për një të ardhme sa më të shëndetshme.