Fillojnë shkarkimet e para në administratën e Preshevës

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, vendosi për shkarkimin e zëdhënësit të komunës Abdulla Ahmedi, për shkak të postimit të papërgjegjshëm në profilin e tij në facebook.
“Me këtë rast, kryetarja e komunës kërkon falje publike nga të gjithë ata që janë të prekur nga ky postim.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e kryetares së komunës së Preshevës.
Me poshte e keni njoftimin e plotë:
INFORMATË
Kryetarja e komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, vendosi për shkarkimin e zëdhënësit të komunës Abdulla Ahmedi, për shkak të postimit të papërgjegjshëm në profilin e tij në facebook.
Me këtë rast, kryetarja e komunës kërkon falje publike nga të gjithë ata që janë të prekur nga ky postim.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryetarja e komunës së Preshevës
Ardita Sinani