Lajme

Ja kush mori pjesë nga Presheva dhe Bujanoci në iftarin e shtruar në Beograd nga Ambasada Amerikane (Foto)

Ambasada Amerikane në Beograd, ka shtruar iftar për komunitetet fetare dhe akterë tjerë relevant, transmeton Presheva.AL.

Të ftuar në këtë Iftar kanë qenë figura publike fetare dhe politike nga Presheva dhe Bujanoci, duke filluar nga kryetarët e dy komunave asaj të Preshevës dhe Bujanocit.

Në një foto të postuar në rrejtin social Facebook shihen se në iftar kanë qenë Ardita Sinani, Shaip Kamberi, deputeti popullor Fatmir Hasani, Kryetari i PVD-së në Preshevë Riza Halimi dhe imami i xhamis Ibrahim Pasha Adnan Ahmedi.

Në foton tjetër të siguruar poashtu nga rrjeti social facebook shihen Kryetarët e Bashkësive Islame nga Presheva e Bujanoci si Fikret Limani, Sulejman Fejzullahu dhe Sevder Bajrami si dhe Nexhmedin Saqipi i cili ka udhtuar për në Beograd së bashku me deputetin popullor Fatmir Hasani.

Ndër të tjerash në këtë iftar nuk janë parë zv.kryetari i Komunës së Preshevës Reshat Neziri por as edhe kryetari i kuvendit komunal të Preshevës. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button