Javën e ardhshme pritet të vazhdojë asfaltimi i rrugës nga ish Stacioni i Autobusave deri tek ish tregu i gjelbërt
Javën e ardhshme pritet të vazhdojë asfaltimi i rrugës kryesore në Preshevë, asfaltimi do të bëhet nga ish stacioni i autobusave deri tek ish tregu i gjelbërt.
Ky projekt ka filluar që në vitin 2016 pas kërkesës që Komuna e Preshevës ka dërguar drejt intitucioneve përgjegëse për këtë rrugë regjionale.
Pjesa e parë e këtij projekti është kryer nga Stacioni Hekurudhor deri tek ish stacioni i autobusave pjesa e dytë e punëve ka vazhduar në rrugën e Gjilanit ku u pais edhe me mbrojtëset anësore.
Ndërsa javën e ardhshme pritet të vazhdoj asfaltimi i rrugës kryesore prej ish stacionit të autobusave deri te lumi i qytetit në rrugën e Gjilanit. Me përfundimin e asfaltimit të këti aksi rrugor përveç që qendra e Preshevës do të merë një pamje shumë më të bukur, njëkohësisht edhe do të kompletohet rruga e re nga Stacioni Hekurudhor deri në kufirin e Muçibabës. Kjo rrugë ishte tepër e dëmtuar shkaku se vite të tëra nuk ishte investuar as në mirëmbajtje e as në riasfaltim.