Lajme

Jep dorëheqje nga PVD-ja Xhemail Fazliu, këshilltarë pranë Kuvendit Komunal

Xhemail Fazliu, ish-luftëtarë i UÇPMB-së jep dorëheqje të parevokueshme nga strukturat e PVD-së dhe nga grupi i këshilltarëve të PVD-së pranë Kuvendin Komunal në Preshevë. Ai në rrjetin social Facebook ka dhënë këtë deklaratë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,
Të dashur miq dhe familjarë
Të nderuar bashkëluftetarë

Unë Xhemail Fazliu, këshilltarë i Kuvendit Komunal në Preshevë nga subjekti PVD-së, jap dorëheqje nga grupi i këshilltarëve të PVD-së, si dhe nga të gjitha funksionet, strukturat e Partisë për Veprim Demokratik dhe që nga sot do të jem Këshilltarë i pavarur. Kam shprehur vullnetin dhe sakrificën gjatë gjithë jetës sime të kontriboj në zhvillimin dhe afirmimin e sferave të rëndësishme jetike për qytetarët e Komunës së Preshevës dhe për të gjetur gjithnjë mënyrën për t`i shërbyer atyre dhe interesave të Komunës sonë.
Partia për Veprim Demokratik me kryetar Riza Halimin ka zhvilluar politika të cilat tani më janë të qarta në kundërshtim me programin e saj themelor duke tentuar që të pamundësoj shprehjet dhe mendimet e lira brendapartiake duke përndjekur në veçanti të gjithë ata të cilët kanë një mendim ndryshe nga kryetari Halimi.
PVD-ja në një periudhë të shkurtë në pushtetin e Komunës së Preshevës ka pasqyruar qartë se i peshon më shumë interesat e një klani të ngushtë lojal të kryetarit Halimi se sa interesat e qyetarëve të Komunës së Preshevës.

Unë Xhemail Fazliu nuk jam dhe nuk do të jem pjesë e kësaj ligshmërije. Punësimet partiake, korrupsioni dhe pazarlleqet e kryetarit Riza Halimi kanë shantazhuar strukturat e PVD-së dhe në përgjithësi Komunën e Preshevës si kurrë më parë.

Riza Halimi në postin e kryetarit në 27 vitet e fundit që nga themelimi ka ndërtuar një klan interesash, ku veprimi dhe tentativat për reformin e PVD-së janë bllokuar në tërësi. Shantazhimi i luftëtarëve dhe komandantëve të UÇPMB-së nga funksionarët e shtabit të kryetarës së Komunës së Preshevës, ishte një kulminacion i të këqijave, prandaj unë sot distancohem publikisht nga ata!

Ju falënderoj për mbështetjen!

Xhemail Fazliu, Këshilltarë pranë KK Preshevë

Related Articles

Back to top button