Lajme
Jep dorëheqje Teuta Rexhepi, këshilltare e Komunës së Preshevës
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2017/06/kuvendi-komunal-presheve.jpg?resize=700%2C432&ssl=1)
Akuzat e rënda ndaj ish komandantëve të UçPMB-së nga zëdhënësi i Komunës së Preshevës, Abdullah Ahmedi, ka sjellur edhe një reagim tjetër me dorëheqje.
Teuta Rexhepi, këshilltare në Kuvendin Komunal ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e pushtetit lokal, gjithashtu ajo është larguar nga grupi i PDSH-së për t`iu bashkangjitur përsëri PDSH-së. Ajo ka shprehur indinjatë të thellë lidhur me aferën shantazhuese nga organi më i lartë ekzekutiv i Komunës së Preshevës ndaj ish-komandantëve të UçPMB-së.
Koalicioni qeverisës PVD, grupi PDSH, UDSH dhe BDL në krye me Ardita Sinanin ka arritur në shpërbërje të tërë dhe pritet që Komuna e Preshevës të shkoj në zgjedhje të parakohëshme.