Koalicioni qeverisës në Preshevë në bllokadë
Koalicioni qeverisës PVD-PDSH-BDL-UDSH është në bllokadë dhe nuk mund të fillojë realizimin e projekteve të parapara në Preshevë.
Sipas një informacioni brenda Komunës pushteti aktual në mos aftësinë e tyre për implementimin e projeketeve të parapara për vitin 2017 po ia le revizorit që tash e disa muaj po qëndrojnë në Komunën e Preshevës, mirëpo kjo nuk qëndron e vërtetë.
Burime të Presheva.AL bëjnë të ditur se revizorët janë duke hulumtuar vetëm për vitin 2016 dhe se pushtetin aktual nuk e pengon për realizimin e projekteve të parapara për vitin 2017.
Pushteti aktual që po qeverisë Preshevën ka gati 4 muaj që ka marrur në duar timonin për të drejtuar Komunën mirëpo asgjë konkrete nuk po shihet dhe as edhe një projekt në interes të qytetarit përveç se interesave klanore koalicionare.