Për një muaj e gjysëm harxhojnë 116.000€ në fondin për zhvillim dhe ndërtim
Në konferencen për media të mbajtur sot, Memeti, ish zv. Kryetar i Komunës së Preshevës nga rradhët e subjektit PVD, ka bërë të ditur se PVD-ja atë që ka premtuar në fushatën parazgjedhore nuk është duke e zbatuar dhe si të tillë nuk ka ndonjë emërues të përbashkët me “atë çka jemi thirrur dhe si jemi duke vepruar sot”. PVD-ja e cila ka kritikuar dekada të tëra pushtetin e kaluar, tani ajo ndanë pushtetin me po këta persona. Largimi i tij nga PVD-ja, sipas Memetit nuk është dorëzim dhe as nënshtrim, por në këtë lëvizje politike nuk pashë dritë dhe nuk ishmi “shpëtimi” të cilët i`ua premtuam Preshevës ka theksuar ai.
Memeti ka ftuar publikisht këshilltarët e Kuvendit Komunal të tërhiqen pasi do të mbajnë përgjegjësi për dështimet e këtij pushteti. “Buxheti i Komunës është duke u formuluar nga këshilltarët e jo nga shërbimi administrativ i financave në bashkëpunim me staffin e Komunës” duke vazhduar se “këshilltarët të cilët janë të angazhuar në përpilimin e rebalansit nuk konsultohen me kabinetin të cilët menaxhojnë Komunen” ka pohuar ish zv.kryetari i Komunes dhe tani ish-zv. kryetarë i nëndegës së PVD-së në Preshevë. Këtë rebalans të buxhetit Memeti e ka quajtuar si dëmë i qytatarëve të Komunës dhe dobi e disa këshilltarëve të Kuvendit Komunal. Memeti ka bërë publike se projekti i rrugës Karposh po anulohet e tëra me rebalansin e buxhetit.
Në Fondin për zhvillim dhe ndërtim ku ishin të buxhetuar rreth 15 milion dinarë (120 000 Euro) janë shfrytëzuar rreth 14 milion dhe sipas ish zv.Kryetarit Memeti askush nuk afron informacione, fakte dhe dëshmi se ku janë shpenzuar ato të holla. Ai ka shtruar pyetjen se si është e mundur që këto 14 milion dinarë të shpenzohen për një muaj e gjysmë?
Memeti ka lënë të hapur se a do të formojë ndonjë parti të re politike pasi është larguar nga PVD-ja e Riza Halimit.