Lajme

Lëndohet rënde një 10 vjeçar me biçikletë në fshatin Rahovicë

10 vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga bickleta në fshatin Rahovicë të Preshevës.

Fëmiu i lënduar rëndë menjëherë me ndihmen e shpejtë është dërguar në spitalin e Vranjës për shërim.

Zëdhënësi i stacionit policor në Vranjë ka thënë, se djaloshi 10 vjeçar është rrëzuar me bicikletë duke mos dhënë detaje tjera.

10 vjeçari ka qenë së bashku me një djalë tjetër 15 vjeçar kundër të cilit policia e Preshevës do ti ngrit padi për shkak se ka kryer vepër penale.

Related Articles

Back to top button