Lajme
Nesër seanca e Kuvendit në Preshevë ja për çfarë do të diskutohet

Kryetari i Kuvendit Sami Salihu ka ftuar seancën e pestë me radh të Kuvendit të komunës.
Seanca është ftuar të mbahet më datë 14.06.2017, e mërkure me fillim prej ores 10.oo
Pikat e rendit të ditës të kësaj seance që do të diskutohen janë:
- Shqyrtimi dhe miratimi i dhënjes së pëlqimit Statutit të Qendrës sportive “Presheva” në Preshevë
- Shqyrtimi dhe miratimi i dhënjes së pëlqimit në ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit mbi miratimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit të konsoliduar të Komunës së Preshevës për vitin 2016.
- Pytjet e këshilltarëve.