Pushteti lokal në Preshevë numëron ditët e fundit
Kuvendi Komunal në Preshevë i dalur nga zgjedhjet e vitit 2016 me koalicionin qeverisës PVD, Grupi PDSH, BDL dhe UDSH të formuar muaj më parë, ka humbur definitivisht korumin për seancet e radhës dhe si i tillë është shpartalluar.
Partia Demokratike Shqiptare sot në konferencë për media njoftoj opinionin e gjërë për lëvizjen e fundit dhe aderimet e këshilltarëve dhe do të potencoj vullnetin e tyre për zgjedhje të parakohshme lokale në Komunën e Preshevës.
Opozita tani më ka arritur numrat e duhura të Këshilltarëve për të larguar pushtetin aktual, por meqë ende nuk është konfirmuar se në cilën strategji ata do të veprojn, jo zyrtarisht mësohet se opozita do të konvokoj seancë për shkarkimin e ekzekutivit e cila rezulton në shkarkimin nga detyra të kryetarës së Komunës Ardita Sinani dhe kryetarit të Kuvendit Sami Salihu.
Koalicioni qeverisës PVD, grupi PDSH, UDSH dhe BDL në krye me Ardita Sinanin është arritur pas makinacioneve të kryetarit të PVD-së Riza Halimi, duke larguar partnerin qeverisës APN. Pushteti i tanishëm ka arritur të funksionoj më pak se tre muaj dhe është zhytur në shumë skandale.