Shqiprim Arifi uron qytetarëve Fitër Bajramin
Të nderuar dhe të dashur qytetarë,
Muaji i shenjtë i ramazanit përfundoj, duke na lënë shpresë që të gjitha veprat dhe lutjet të jenë të pranuara nga Krijuesi jonë.
Në të njejtën kohë hapen para nesh dyert e vitit të ardhshëm, për të cilin prap shpresojmë se do të jetë një vit i zhvillimit dhe perspektivave të shumta.
Një gjë mundem të ju garantoj, që procesi i NDRYSHIM-it i cili është nisur nga ALTERNATIVA prej vitit 2015, do të vazhdojë edhe më fuqishëm dhe më intensiv. Ky proçes është në të mirën e të gjithë neve, kurse në veçanti për të rinjtë.
Në këtë kontekst,mysafiri jonë RAMAZANI ka qenë dhe gjithnjë do jetë i miresardhur, se pregaditemi psikologjikisht dhe spiritualisht për këto sfida që na presin.
Lutem që të gjithë ju, që keni sakrifikuar në çfarëdo forme, e në veçanti ata të cilët të varfërit tonë i kan pasur prioritet që të kalojnë edhe ata një muaj njejt si të tjerët, Krijuesi i gjithësisë të i pranojë dhe të i shpërblejë.
Kurse për të gjithë ne, pra PRESHEVËN, lutem që ky vit të jetë i bereqetshem, paqësor dhe me plot Dashuri.
Me respekt