Skandal në shkollën e Leranit, nxënësja figuron në ditar dhe i mbyllen notat pa vijuar mësimin
Edhe kjo ndodh në arsimin shqip të Luginës së Preshevës, të figurosh në ditar por të mos vijosh mësimin në këtë shkollë dhe ta mbarosh klasën dhe në fund mbyllen notat, kjo ndodh vetëm në shkollën ku drejtori nuk mban përgjegjësi fare.
Skandali i fundit është në shkollën fillore të fshatit Leran puntori që punon në këtë shkollë dhe është antar i këshillit të prindërve K.Dj i cili ka të regjistruar vajzën e vet në Jagodinë, por arsimtarëve dhe drejtorit të kësaj shkolle kjo nuk i pengon që ata të mbyllin notët dhe të figurojë në ditar.
Burime brenda shkollës për Presheva.AL kanë treguar se vajza J.Dj ka kohë që ka bërë tranfser në Jagodinë, por që emri i saj figuron në ditarë ende dhe nuk është larguar nga aty.
Burime të njejta thonë se deri para dy ditëve ditari ka qenë i hapur pa asnjë notë për nxënësen që vijon mësimin në Jagodinë, por sot dikush ka plotësuar ditarin dhe ka vendosur notat për nxënësen në fjalë.
Për dëshmi po sjellim disa foto të ditarit. Presheva.AL