Lajme

Stadioni i “verdhë” përgjegjësi e pushtetit të Ardita Sinanit (Dokument)

Ditë më parë është publikuar një artikull lidhur me gjendjen katastrofale të fushës sportive të qytetit Preshevë. Pjesë përbërëse e këtij artikulli janë dy faktet të cilët i kemi cekur lidhur me koston e barit të stadionit (4.345.293.60 dinarë me TVSH apo rreth 35.000 euro) si dhe papërgjegjësinë e pushtetit lokal të kryetarës Ardita Sinani gjegjësisht institucioneve lokale duke mos intervenuar në mirëmbajtjen e këtij stadioni.

Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani ka reaguar në pamfletën propagandistike të pushtetit lokal në rrjetin facebook si dhe të interpretuar në mediat e kontrolluara nga pushteti duke linçuar burimin e lajmit në mungesë të argumenteve. Sinani për gjendjen katastrofale në fushën sportive ka fajësuar ish-partnerin e koalicionit qeverisës, edhe pse ajo tanimë është udhëheqësja e Ekzekutivit të Komunës që nga 10 marsi 2017.

Kryetarja Sinani nuk ka parë të arsyeshme kërkimin e ndjesës nga qytatarët e Komunës për degradimin dhe keqmenaxhimin e buxhetit të Komunës në rastin e përmendur prej 35`000 eurove, por ka zgjedhur një ofensivë qesharake duke i quajtuar dezinformata, faktet e publikuara. Lajmi i publikuar jo-konform të pushtetit, që sipas kryetarës është dezinformat, ajo çuditërisht ka faktizuar numrat e publikuara prej 4.345.293.60 dinarë.
Rrjedhimisht rastit në fjalë publikon dokumentin e punëkryerësit “Saba Bellça” të datuar më 02.06.2017 të dërguar Kryetarës së Komunës së Preshevës Ardita Sinani, duke njoftuar atë se punët në objektin janë të përfunduar në tërësi sipas dokumentacionit projektues, pasiqë për ofertat shtesë kryetarja nuk ka dhënë ndonjë përgjegje.

Punëkryerësi ka theksuar se me një afat sa më të shkurtër të formohet komisioni për kontrollimin teknik për pranim-dorëzimin e punës.
“Saba-Bellça” ka qortuar pushtetin lokal se sipas nenit 622 me ligjin për detyrimet, Komuna është e obliguar të pranoj punën e kryer sipas marrëveshjes. Në fund të këtij dokumenti punëkryerësi ka cekur se përgjegjësia për mirëmbajtjen e objektit kalon tek pushteti lokal i Ardita Sinanit gjegjësisht investitori.

Kryetarja Sinani ka vazhduar në reagimin e saj me gjuhën denigruese dhe linçuese të kultivuar 30 vite me rradhë ndaj mediave të pavaruara, duke cilësuar presheva.com si zëdhënëse e ish-partnerit të saj qeverisës Arifi.

Presheva.com në vitin e 20-të të funksonimit si media e pavarur me një diapazon të lartë në regjion, ka vërtetuar se zëdhënësin e vetëm ka qytetarin e Komunës së Preshevës, pra atë sovran të cilën kryetarja e Komunës pretendon se i mbron interesat e tyre. Edhe pse në kohën e saj të shkurtër qeverisëse ka vërtetuar disa herë se ekzekuton një politikë të tretur në klientelizëm dhe interesa partiake duke vazhduar politikën e Riza Halimit për sinkronizimin e mediave në Luginën e Preshevës.
Meqë kryetarja edhe tek posti i Zëdhënesit ka pasqyruar se ka mungësë vizioni dhe integriteti për emërimin e tij. Vetëm pak muaj Kryetarja Sinani është detyruar ta largojë “zëdhënësin” e saj për shkak të postimit të papërgjegjshëm ndaj ish-komandantëve të UçPMB-së.

Ndërsa presheva.com 20 vite me rradhë ka po të njejtin zëdhënës: Qytetarin.

Tani më pushteti lokal me dorën e zgjatur Ardita Sinani me të gjitha propagandat e sajuara kanë marrur kartonin e kuq. Ditët po kalojnë.
Tik-Tak.

Related Articles

Back to top button