Lajme

UÇPMB-ja është e popullit dhe jo e politikanënve, mos luaj me gjakun e tyre

Nuk do të flasim për zhvillimet e fundit në Preshevë sepse edhe po të flasim ështe e kotë pasi këta që po na udhëheqin kanë mbyllur sytë, janë shurdhuar dhe janë të zhytur thellë në krim.

Nuk mbahet mend që ndonjë pushtet ti ketë bërë këto politika ndaj popullit të vetë, ndaj popullit që luftoi dhe ujiti çdo vend me gjak për të shtrejtën liri, duke humbur më të dashurit për atdhe, gjuhë dhe flamur.

ish ushtarët e UÇPMB-së nuk duhet lejuar që të përsëtitet skenari i 2001-shit, ku vetë ata u tradhëtuan ndërsa shqiptarët u robëruan nga politike e asaj kohe. Ish ushtarët duhet që të bëjnë minimumin e tyre duke u’a kthyer shpinën atyre që u besuan plotë 16 vite sepse është mëkat ti mbyllim sytë dhe ende t’ju besojmë atyre që kanë për qëllim pushtetin dhe pasurimin e tyre si në ëndërr.

Shumë ish ushtarë të UÇPMB-së bredhin rrugëve dhe janë të papunë, disa prej tyre janë burgjeve, disa në arrati, shumë të vrarë dhe pak të punësuar.

E gjithë kjo vjen si rezultat se ish ushtarët heshtën dhe nuk kërkuan asgjë për veten e tyre me qëllim që të gjithë shqiptarët të jenë mirë, në liri, duke u shkolluar dhe duke përparuar në çdo sferë të jetës, por kjo s’po ndodhë sepse këta “liderët” e luftës e shfrytëzuan heshtjen e ish ushtarëve për avansimin e tyre personal, familjeve dhe rrethit të tyre të ngushtë.

Uroj që të gjithë ish ushtarët së pari të bashkohen mes vete, së dyti të mbështesin popullin e tyre dhe t’ia kthejnë krenarinë, dinjitetin dhe lirinë me mjete demokratike sepse mjafë kemi humbur të dashurit tonë, tani duam më shumë se kurrë më parë të jemi UNIK ndaj qëndrimeve kombëtare sepse në të kundërtën armiqtë tanë këtë e duan, të na shohin të përçarë dhe pa kërkesa të fuqishme, ku njëherë e përgjithmonë zgjedhim statutin e shqiptarëve.

Kthejani shpinën pushtetit, plotësone ëndërrën e çdo fëmije të djepit.

Redaksia: Presheva.AL 

Related Articles

Back to top button