Lajme
Vallë a do të përjashtohet nga puna zëdhënësi i Komunës, apo thjeshtë është një kamuflim i kryetares!?

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, vendosi për shkarkimin e zëdhënësit të komunës Abdulla Ahmedi, për shkak të postimit të papërgjegjshëm në profilin e tij në facebook.
“Me këtë rast, kryetarja e komunës kërkon falje publike nga të gjithë ata që janë të prekur nga ky postim.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e kryetares së komunës së Preshevës.
Mirëpo a do t’a përjashtojë kryetarja e Komunës kushëririn e saj, pas skandalit që ka bërë në rrjetet sociale, duke ofenduar komandantët e luftës çlirimtare?
Do të shohim ditëve në vijim se si do të procedojë kryetarja me ish zëdhënësin e saj.