Lajme
Vazhdon presioni nga Beogradi për ta hequr Musliun nga qeverisja lokale në Bujanoc

Lëvizja e Progresit Demokratik, në një komunikat të lëshuar për media ka deklaruar se Beogradi po vazhdon me presion, për ta larguar LPD-në dhe kryetarin e saj Jonuz Musliu nga qeverisja Lokale ndërsa LPD-ja ka deklaruar se Musliu do të jetë pjesë e politikës deri sa të egzistoj Shqiptari i fundit në këto treva.
Kjo është deklarata e LPD-së lëshuar në facebook:
Vazhdon presioni nga Beogradi për ta hequr Jonuz Musliun e LPD-në nga qeverisja lokale në Bujanoc.
LPD-në, nuk mund ta shuani, çfarëdo presioni qoftë ai, e nga kush do qoftë ai.
Do të jemi këtu deri sa të ketë shqiptarë, e me shqiptarë do të jetë gjithmonë ky vend.