Lajme

“Vetevendosje” me 7 kandidat nga Lugina ne zgjedhjet parlamentare të Kosovës (Foto)

Lëvizja « Vetëvendosje ! » ka kandiduar gjithsejt 7 kandidatë me prejardhje nga Lugina e Preshevës, në listën e saj për zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 11 qershor. Elza Sadiku, Liburn Aliu, Lirijonë Duli, Sadri Ramabaja, Besa Baftiu, Ramadan Beqiri dhe Fitore Pacolli – Dalipi janë shtatë kandidatë me prejardhje, apo të lidhur me Luginën e Preshevës.

« Elza, Liburni, Lirijona, Sadriu, Besa, Ramadani dhe Fitorja, sikurse 103 kandidatët e tjerë të Lëvizjes « Vetëvendosjes » janë prandaj garantuesit më të besueshëm politik të jetësimit të programit për Luginën e Preshevës, në organet ekzekutive dhe ligjvënëse të Republikës së Kosovës; duke filluar urgjentisht me Fondin e përbashkët Zhvillimor dhe me Zyrën Koordinues për Luginën me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, si dhe me pajisjen me dokumente të posaçme për shqiptarët e Luginës të dëbuar dhe të zhvendosur në Kosovë, me lehtësimin e procedurave për fitimin e shtetësisë » ; ka nënvizuart Belgzim Kamberi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ! në një postim në Facebook.

Gjatë dymbëdhjetë viteve të veprimit të saj politik, Lugina e Preshevës ka qenë vazhdimisht në fokus të politikave dhe forumeve të VV.

« Çështja e Luginës së Preshevës është gjithnjë në qendër të interesimit edhe të kandidatit të LVV për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe pjesë programore e Lëvizjes Vetëvendosjes, e jo vetëm e programit të saj të tanishëm parazgjedhor, me zotimin për mbështetje institucionale për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën ; që nuk e jetësuan qeveritë e PDK dhe LDK në Kosovë dhe patericat e tyre, për 17 vjet me radhë, duke e degraduar edhe më shumë pozitën politike dhe socio-ekonomike të qytetarëve të Luginës së Preshevës, të shtypur nga qeveritë e Serbisë » ; ka shtuar Kamberi.

Related Articles

Back to top button