Lajme
Komuna e Preshevës – Xhaxhi Piktorin e pagoi 200.000 dinarë apo 1650€
Ish zëvendës kryetari i komunës së Preshevës Xhelal Memeti ka akuzuar rëndë komunën e Preshevës dhe kryetaren Ardita Sinani për keqpërdorim të parasë publike.
Sipas tij, me 1 qershor komuna e Preshevës nëpërmjet një Organizate joqeveritare ka sjellë “Xhaxhi piktorin” dhe me këtë rast ai është paguar 200.000 dinarë (1650 euro).Gjithashtu, ai thotë se edhe komuna e Bujanocit ka paguar një çmim për ti argëtuar fëmijët. Kjo ka paraqitur paknaqesi pasi janë anashkaluar organizatat joqeveritare të cilat veprojnë në Komunen e Presheves.