Aksidentalisht vritet Preshevari në një dasëm në Likovë të Kumanovës
Ahengu dasmor në fshatin Likovë të Kumanovës mbrëmë është shëndrruar në tragjedi.
19-vjeçari me shtetësi nga Gjermania, me prejardhje nga Presheva, ka vdekur në Maqedoni, pasi nga plagët e rënda në kraharor, ka vdekur në një dasëm dje në Likovë të Kumanovës.
MPB ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45.
Përderisa ka qenë i ulur në oborrin e Z.SH. (51) ku ishte edhe festa, 63-vjeçari A.SH. ka njerrë armën e zjarrit me kalibër 9 mm, të cilin e ka poseduar pa leje dhe ka gjuajtur disa plumba në ajër, i cili njëri prej plumbave ka shkuar në dejtim të 19-vjeçarit B.A.
Djali i lënduar është transferuar në spitalin e Kumanovës ku edhe aty ka vdekur. Kufoma është dorëzuar për autopsi, A.SH. është paraburgosur, ndërsa policia punon në qartësimin e rastit.