Lajme

Bashkatdhetarët të revoltuar me kaosin në Preshevë (Foto)

Tollovi të mëdha nervozizëm po shprehin bashkatdhetarët tanë me ndryshimin e rrugëve në dy kahje, ata njëzëri gishtin po e drejtojn drejt kryetares Sinani dhe antarëve të këshillit komunal që kanë bërë rrugën “Sava Kovaçeviç” dy kahore.

Komuna e Preshevës jo vetëm që i ka shkaktuar tollovi por nuk ka pregatitur as edhe një mbishkrim për ti dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë që po e mbajnë të gjallë këtë popull dhe po sjellin gjallëri në qytet e harmoni në familje.

Ku është zyrja e diasporës e hapur nga ky pushtet për ti prit dhe për ti ndëgjuar hallet e mërgimtarëve?!

Presheva.AL pas publikimit të fotos së më poshtme duke ia bashkangjitur tekstin (Bashkatdhetarët e gjallërojnë Preshevën, Kështu e dua vendin tim të stërmbushur me vetura dhe njerëz) në privat ka pranuar mesazhe nga bashkatdhetarët që janë revoltuar me këtë kaos që po ngjanë në rrugët kryesore të Preshevës.

Related Articles

Back to top button