Lajme

Bashkatdhetari Raporton: Ja se si e dëmtova rrotën në gropat që ishin hapur në rrugën Preshevë-Miratoc (Foto)

Në kohën kur tashmë kanë ardhur një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë në vendlindjet e tyre, pushteti lokal tashmë ka inicuar mirëmbajtjen e rrugëve lokale, gjegjësisht mbushjen e gropave.

Pas publikimit të artikullit në portalin presheva.al që të keni kujdes në gropat që janë hapur për t’u mbushur, një bashkatdhetarë nga Zvicra që këto ditë po qëndron në vendlindjen e vet në fshatin Miratoc ka treguar me foto se çfarë dëmi i ka shkaktuar hapja e këtyre gropave dhe mos vendosja e shenjave që në rrugë është duke u punuar.

J.A nga Miratoci i zhgënjyer ka thënë se kjo ndodh vetëm tek ne, madje ai ka këshilluar Komunën se si duhet mbushur gropat duke i thënë se duhet të vendosen shenjat ose të mbushen menjëher!!

Ja çfarë më ndodhu sot (14 korrik 2017) ditën e parë të pushimit në rrugën Preshevë-Miratoc.

Related Articles

Back to top button