Edhe Ardita Sinani uron Ilir Metën për postin e Presidentit (Foto)
Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani me rastin e marrjes së detyrës.
Në telegramin e urimit Ardita Sinani mes tjerash thekson se Komuna e Preshevës mbetet me shpresë se shteti Shqiptar do të angazhohen për realizimin e të drejtave të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Urimi i plotë:
I nderuari z. Meta,
Më lejoni që në emrin tim dhe të qytetarëve të komunës së Preshevës t’ju uroj për pranimin e detyres se presidentit.
Shpreh bindjen time te pIote se ju z. Ilir Meta ashtu sikur deri dje në politike, e tani si president i shtetit shqiptare do to jepni kontributin Tuaj të rendesishem ne perfaqesimin e të gjithe Shqiptareve dhe do to vazhdoni të udheheqni Republiken e Shqiperise drejt Integrimeve evropiane.
Duke ditur rolin dhe rendesine e Institucionit qe ju udhehiqni, mbesim me shprese se do to kemi rastin dhe mundesine e nje bashkepunimi të thelle e vellazërorë per kontributin e shtetit shqiptar në realizimln e të drejtave të Shqiptareve të Lugines se Presheves.
Pranoni pershendetjet e mija të perzemerta dhe uroj qe ne mandatin Tuaj si president të arrini sukses të plot në angazhimet Tuaja politike, qe do to jene njeherit interes i të gjithe qytetareve të Repubiikes se Shqiperise, e në vecanti i Shqiptareve të Lugines se Presheves.
Në Preshevë, 27.07.2017
Me rrespekt,
Kryetarja e komunës së Preshevës
Ardita SINANI