Lajme

Falë ndërhyrjes mediale pushteti lokal i Preshevës mori masat për shpimin e bunarit dhe ujitjen e barit të stadiumit të qytetit (Foto)

Falë ndërhyrjes mediale, pushteti lokal i Preshevës mori masat për shpimin e bunarit dhe ujitjen e barit të stadiumit të qytetit.

Në këtë mënyrë është arritur në masë të konsiderueshme të ringjallet bari, i cili ishte në rrezik të tharjes së plotë, po të mos plasohej nëpër portalet lokale.

Presheva.AL e ngriti këtë shqetësim, me qëllim të mos shkonin huq paratë publike të taksapaguesve tanë, në mënyrë që mos të kishte nevojë për të përsëritur mbjelljen e barit.

Edhe pse të hutuar fillimisht akuzuan ish kryetarin e komunës, në ndërkohë e kuptuan që përgjegjësia binte mbi ta dhe se do duheshin marrë masat e duhura, e jo duke u marrë me akuza të pa baza.

Presheva.AL do të jetë gjithnjë aktive për të përcjellur aktivitetet publike dhe do të marrë masa me kohë për evitimin e dëmëve të mundshme, në rast të pa përgjegjësisë së zyrtareve lokal.

Më poshtë mund të lexoni artikujt që Presheva.AL ka paraqitur si problem tharjen e barit.

Para syve të OKF-së, thahet bari i stadiumit të qytetit (Foto)

Pushteti lokal tenton ta ringjall barin e tharë në stadiumin e qytetit (Foto)

Related Articles

Back to top button