Lajme

Hapet kuzhina popullore në Preshevë ku do të ushqehen falas 400 persona në ditë (Video)

Edhe pse është paraljamëruar se do të fillohet me punë më 1 korrik 2017 nga kryetarja Sinani, në Kryqin e Kuq në Preshevë sot është ditë historike pasi që ka filluar të punoj kuzhina popullore.

Sipas fjalëve të Ahmet Alimit, sekretarit të Kryqit të Kuq në Preshevë, në kuzhinën popullore do të përgaditet ushqimi për 400 më të varfër nga territori i komunës së kësaj komune.

Qysh moti në Preshevë ka egzistuar nevoja për kuzhinë popullore që deri më tani nuk e kemi pasur. Komuna e Preshevës ka ndarë mjete të nevojshme, ndërsa Kryqi i Kuq i Serbisë i ka siguruar gjësendet për përgatitjen e ushqimit.

Related Articles

Back to top button