Lajme

Komuna e Preshevës fillon renovimin e banjos, për shkak se kundërmonte erë të keqe (Foto)

Punëtorët e administratës komunale që i kanë zyret e tyre në katin e parë të ndërtesës së vjetër të komunës ka disa vite që ishin ankuar për gjendjen e banjove në atë pjesë. Përveç gjendjes shumë të keqe, kundërmimi nga era e keqe ishte një nga pengesat që përveç punëtorëve të administratës komunale që zyret i kanë në atë pjesë, pengonte edhe qytetarët të cilët hynin në objektin e komunës.

Gjatë ditës së djeshme kryetarja e komunës, znj. Ardita Sinani, obligoi shërbimet e administratës që të kryejnë procedurën teknike për gjetjen e një punëkryesi nga komuna e Preshevës për fillimin e renovimit të banjove në katin e parë të objektit të komunës.

Shërbimet e administratës komunale çështjet sa i përket procedurave teknike i rregulluan dhe menjëherë gjatë pasdites së djeshme filluan punimet për renovimin e këtyre banjove.

Duke ditur se jemi në periudhën kur bashkëatdhetarët tanë janë kthyer për pushime në vendlindjen e tyre, dhe numri i qytetarëve që kanë punë në këtë pjesë të ndërtesës është shtuar dukshëm, rregullimi i këtyre banjove ishte një domosdoshmëri që punëtorëve të administratës dhe qytetarëve të komunës të i krijohen kushtet elementare.

Pamjet e mjerueshme të këtyre banjove ekzistojnë tash e një kohë të gjatë, mirëpo pushtetet e mëhershme nuk ndërmorrën asnjë hap për përmirësimin e gjendjes.

Related Articles

Back to top button