Lajme

Komuna e Preshevës: Shtrohet me asfalt rruga Miratoc – Cakanoc (Foto)

Siç është edhe paralajmëruar më 29 qershor, në vazhdën e sigurimit të infrastrukturës rrugore dhe lehtësimit të komunikacionit në komunën e Preshevës, sot ka filluar asfaltimi i rrugës Miratoc – Cakanoc, me ç’rast edhe shënon finalizimin e punimeve në këtë rrugë.

Kryetarja e Preshevës, znj.Ardita Sinani e shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, z. Salihu dhe dy anëtarë të Këshillit Komunal Ifran Rahimi dhe Ardita Saqipi, sot u panë në terren për të inspektuar punimet që po realizohen në këtë arterie të rëndësishme për lehtësimin e komunikacionit për banorët që jetojnë në këtë anë të komunës së Preshevës.

Vlen të theksohet se punëkryesi ka kryer punët në afat rekord ashtu siç është paralajmëruar e që është 25 ditë pune. Rruga Miratoc-Cakanoc me gjatësi prej 1350m dhe gjërsi prej 5m Komunës së Preshevës i ka kushtuar 27,995,233.22 dinarë nga buxheti komunal.

PRESHEVA PO BËHET – Vazhdojmë tutje . . !

Related Articles

Back to top button