Lajme

Kushtrim Kelmendit varri i vendlindjes do t’ia dhuron prehjen

Ramadan Bozhlani

Sot u shkëpute paqësisht për të marr rrugën shpirtërore, duke na lënë pas trupin e zverdhur amanet, për t’ia dorzuar tokës së vendlindjes tuaj, Preshevës, të cilën e kishe të ndaluar ta shkelje për së gjalli, ngase ishe aktivizuar për lirinë e shqiptarëve, qysh kur ishe student në Prishtinë.
Sot, të kujtoj me dhimbje, se si e thithje cigarën fort, dhe më pas më tregoje se si të kishin rrahur policët serbë deri në gjakosje, se si ishe shkëputur me dhimbje nga studimet dhe e kishe marrë rrugën e Evropës, për t’u angazhuar edhe më fuqishëm nga distanca në emër të lirisë.
Kushtrimin, malli i madh për atdheun e kishte bërë mik të alkoolit, dhe sa herë e këshilloja që ta pakësonte pijen, ai buzëqeshte dhe më pas më fliste me pasion për historinë, gjuhën, kulturën, artin, letërsinë dhe për atdhetarët shqiptarë, me një shqipe të pastër dhe të begatshme, sa që u bëjë i tëri vesh.

Herën e fundit kur e kam takuar, kishte qenë aq shumë i zhgenjyer me politikanët shqiptarë, sa që edhe i mallkonte, edhe pse më parë nuk e kisha dëgjuar asnjëherë të mallkonte, ngase kishte natyrë paqësore.

Kushtrimi, kishte një bagazh të pasur të diturisë sa që i impresiononte edhe të huajt, dhe pikërisht për këtë arsyeje dhe për bujarin e tij, ai kishte rreth të madh të miqësië.

Sot, qyteti i Sten Denis afër Parisit, mori ngjyrë të përhirtë, dhe në zemrat e fqinjëve ka zbritur një trishtim i papërmbajtshëm, meqe t’i ishe aq dashamirës dhe i përzemërt sa që ishe bërë fytyra më e dashur dhe më fisnike për ta.

Përveç gruas dhe familjes suaj, ti sot hape plagë të dhimbjes nëpër zemrat e miqëve tuaj, të cilët nuk munden të përmbahen nga lotët.

Aq shumë isha i frymëzuar nga dinjiteti i Kushtrimit, sa që vendosa ta pagëzoj njërin personazh të romanit tim me emrin e tij, dhe ai e kishte mirëpritur me shumë mirënjohje këtë vendim.

Kushtrimi si 52 vjeçar mori rrugën e amshimit, duke lënë shumë njerëz të përlotur dhe me dhimbje të papërballushme aty ku jetonte dinjitetshëm.

Nesër, do të realizohet ëndrra e kahmotshme, ngase nisësh fizikisht për në vendlindjen tuaj të shtrenjët.

Ti, do të mbetesh përherë në mendjet tona, sepse le gjurmë madheshtore te çdo njëri prej nesh.

Kushtrim, varri në vendlindjes tuaj, pret ta dhuron prehje si shenjë mirënjohje për angazhimin tuaj heroik!

Related Articles

Back to top button