Lajme
Mitroviq: Do të bashkëpunojë me Kamberin vetëm për ta larguar Musliun nga qeverisja lokale
Nenad Mitroviq kryetar i këshillit drejtues të Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc ka folur për kombinatorikën e mundshme për ndryshime në qeverisjen lokale në Bujanoc.
Ai për “bujanovacke” ka thënë se nuk është duke biseduar me Shaip Kamberin dhe Nagip Arifin për koalicion të mundshëm por do ta përkrahë çdo iniciativë për largimin e Junuz Musliut.
Shumicën në qeverisjen lokale e përbën PVD,LPD, lista serbe grupi qytetarë-Stojanqa Arsiq dhe një këshillëtarë romë./Titulli.com/