Lajme
Mustafa uron Sami Lushtakun per dalje nga Burgu
Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa ka uruar ish kryetarin e komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun i cili dje është liruar nga të gjitha aktakuzat të cilat e ngarkonin për krime lufte. Përmes një postimi në faqen e facebokut z.Mustafa shkruan:
Pastërtia e UÇK-së u dëshmua sot dhe do të dëshmohet sikur edhe 1000 gjyqe po të mbahen.
Urime Kosovë!
Urime Drenicë!
Urime miku im Sami!
Me respekt dhe konsideratë të veçantë,
Ragmi Mustafa