Lajme
Në mëngjes në orën 07:00, 5 kilometra kolona e gjatë në kufirin Hungari – Serbi (Foto)
Siç bën të ditur vizitori i Presheva.AL i ndodhur edhe vetë në këtë kolonë në mëngjesin e ditës së sotme 29 korrik 2017 pritjet po zgjasin tash më shumë se 3 orë.
Në bashkëbisedim me udhtarët shqiptarë që gjinden në këtë kolonë Presheva.AL mëson se disa prej tyre janë nisur nga Zvicra për në Luginë dhe Kosovë qysh në mbrëmjen e të premtes ndërsa pranë kufirit serb me hungarin nuk po lëviz asgjë! Pas çdo gjysëm orë pritjeje ka pas një lëvizje jo më të gjatë se 100 metra kanë treguar vizitorët.
Autoritet përgjegjëse rekomandojnë që të përdoren edhe kufinjët tjerë alternativ për ta evituar kolonën dhe pritjet e gjata.
Presheva.AL ditëve në vazhdim do të informojë bashkatdhetarët me informacione rreth pritjeve në kufi.