Lajme
Njerëz të pandërgjegjshëm lëshojnë vertetime në emër të OVL-së, ish ushtarë të UÇPMB-së mos bini pre e manipulimeve të tilla
NJOFTIM PËR OPINION
Të ndëruar ju veteran e invalid të ish UÇPMB-së ju njoftojmë se kohëve të fundit disa njerëz të pandërgjegjshëm janë duke lëshuar vërtetime në emër të OVL-së duke manipuluar me ish ushtarët se gjoja ata munden tua kryejn punën për të fituar statusin e veteranit.
Andaj ju bëjmë me dije se çdo vërtetim që meret jashta OVL-së është jo valid sepse patjetër duhet ta ketë vulen e OVL-së dhe nënshkrimin e ish Komandantit te shtabit të përgjithshëm.
OVL është e vendosur që të rrespektojë të gjitha kushtet e të fituarit statusin e veteranit.
Prandaj ju lus të mos bini pre e manipulimeve të tilla.
Muhamed I. Xhemaili