Pushteti lokal i komunës së Preshevës i pa aftë të kurdisë edhe dritat e ndriçimit publik (Foto)
Çdo ditë gati një orë para perëndimit të diellit, gjegjësisht saktë në ora 19:30, 3-4 muajt e fundit ndizen dritat e ndriçimit publik në të gjitha vendbanimet e territorit të komunës së Preshevës, të cilat qëndrojnë ndezur deri ora 5:30 të mëngjesit, një orë pasi të ketë rënë agimi dhe të mos ketë nevojë për to.
Jo zyrtarisht kemi mësuar që EPS-it (Elektro-ekonomise se Serbise) nga buxheti i komunës së Preshevës i paguhen rreth 1.5 milion dinarë, për 10 orë në ditë të punës së dritave, siç i ka trashëguar ky pushtet nga muaji mars.
Po të kishte kujdes pushteti lokal që dritat të ndizen në kohë të përshtatshme, do të kishim kursim së paku dy orë e gjysëm në ditë. E shëndrruar në para, i bie që të kurseheshin së paku 300 mijë dinarë vetëm nga ky pozicion, apo gjatë 3-4 muajve së paku rreth 10 mijë euro kursim, apo më mirë me thënë mos harxhim të kotë të këtyre parave.
Nuk shihet që komuna e Preshevës të ketë ndonjë aktivitet të bujshëm që nuk po arrijnë së paku të kurdisin ndezjen e dritave në kohë të duhur dhe të mos ketë hedhje të parave publike në lloç.
Në anën tjetër komuna e Preshevës radhitet ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi dhe rajon, me shkallë të lartë të papunësisë mbi 70% të fuqisë së aftë për punë.
Në vijim po ju sjellim disa foto nga vendbanime të ndryshme, të cilët n’a i kanë dërguar vizitorët e presheva.al