Pushteti lokal këto ditë ka filluar mbushjen e gropave
Në kohën kur tashmë kanë ardhur një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë në vendlindjet e tyre, pushteti lokal tashmë ka inicuar mirëmbajtjen e rrugëve lokale, gjegjësisht mbushjen e gropave.
Për shkak të fluksit të madh të veturave që po qarkullojnë nëpër rrugët lokale, sidomos për shkak të prezencës së bashkatdhetarëve tanë, zhvillimi i punimeve në mbushjen e gropave po pengon në masë të madhe trafikun.
Vizitorët e presheva.al na kanë dërguar fotografi nga terreni, ku shihen gropa të hapura në mes të rrugës, pa kurrëfare shenje paralajmëruese për zhvillimin e punimeve, të cilat po iu shkaktojnë dëme veturave që po bien befasisht në këto gropa.
Edhe pse nuk janë duke u implementuar fare projektet e planit investiv të paraparë për vitin 2017, komuna e Preshevës mezi arriti të organizojë mirëmbajtjen e rrugëve lokale për këtë vit, edhe pse në kohë fare të papërshtatshme, duke iu shkaktuar atyre kaos dhe dëmtim të veturave gjatë qarkullimit nëpër rrugët lokale.