LajmeMagazinaOpinione

Ra kjo dasëm e u pamë

Largësia zbeh dukshëm lidhjet farefisnore, plaga e vjetër e shqiptarëve mërgimi ka cunguar këto lidhje të cilat çdo vit që vjen thellohen edhe më tepër. Shqiptarët me farefisin më të afërt takohen vetëm nëpër dasma, kemi filluar të harrojmë fytyrat e njerëzve të afërt, fëmijët nuk njihen me njëri tjetrin edhe pse janë një apo dy breza të afërt, dhe në të shumtën e rasteve ka lindur ndonjë dashuri e shëndrrruar në incest!

Lidhjet farefisnore kërkohen edhe nga librat e shenjtë dhe janë të lidhura ngushtë me Atdheun i cili është mbase para se gjithash vendi ku robërohet shpirti. Atdheu nuk do dashuri të cunguar. Ai që nuk bën gjithçka për të, nuk bën asgjë. Ai që nuk i jap gjithçka atij, ai i ka mohuar të gjitha. Ai s’mund të harrohet. Nuk ka sëmundje më fisnike se sa malli për atdheun, e vendi i huaj nuk të bëhet atdhe.

Këtu ku sot vlon nga mërgimtarët,këtu ky vënd që është hijeshuar nga zhurma e kalamajve, nga dasmat që simbolizojnë vazhdimin e trungut familjar,(pa çka nëse kritikohen nga dikush si të ekzagjeruara) këtu njeriu ka një të kaluar, por edhe të ardhme. Në vend të huaj ka vetëm të tashme. Patriotizmi i vërtetë i dikujt nuk është ai që kërkohet dhe mburret në çastet solemne, por ai që çdo ditë e çdo orë kujdeset pa u lodhur për të mirën e përgjithshme dhe nuk mburret me këtë. Që të jesh nacionalist duhet së pari të kesh një atdhe dhe ta duash atë mbi çdo gjë tjetër. Adheun e duam jo se është i madh apo i vogël, por e duam sepse është i yni,sepse na mban afër njëri tjetrit,sepse përforcon lidhjet tona e kështu jemi më të fortë.

Mirë se keni ardhur vëllezër e motra mërgimtar,juve ju kemi si dritën e syve.

Related Articles

Back to top button