Opinione

Shqiptarët e Luginës në mesë të drejtës dhe premtimit për nënshtetësi !?

Kryetari aktual i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, apo Presidenti që sot ka bërë betimin solemn dhe ka pranuar zyrtarisht postin e Presidentit, citojm ,,Që do t’i pajisim të gjithë shqiptarët me shtetësi të Shqipërisë’’. Kurse, i nominuari për Kryeministër të Republikës së Kosovës nga subjekti politik PAN,z.Ramush Haradinaj, më 22 maj 2017 në Gjilan gjatë fushatës për zgjedhje Parlamentare të 11 qershori 2017 thekson, citojm ,,Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës duhet t’ua japim nënshtetësinë e Kosovës”.
Tani Shqipëria apo Kosova do t’na pajis me pasaporta përpara
Sa është menduar kjo, cila është platform, strategjia dhe interesi kombëtar i kësaj pune. Kjo i bie që ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës një nënshtetësi na takon të gjithë ato që jemi të lindur dhe kemi pasuri në Serbi, kurse kjo që edhe Prishtina e Tirana t’na pajisin me nënshtetësi dhe do ti kemi tri nënshtetësi!?.por më shumë ne shqiptarët do të jemi në mesë të drejtës për tu pajisur me nënshteteisi të Serbisë dhe premtimit për nënshtetësi nga Shqipëria dhe Kosova. Kështu do të dalim me propozime jo të matura. Por vazhdimsht kemi kërkur që na duhet një qëndrim i përbashkët.Prandaj, Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të gjitha çështjet e shqiptarëv që jetojn në hapsirat tona etnike apo jashta tyre na duhet një qëndrim. Në kohën kur Serbia shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jan duke na fshirë adresat e vendbanimeve dhe shlyerja nga rexhistrat amë, kjo do të duhej të jetë interesim i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare se sa të dekalorojn për nënshtetësi. Mos të harrojm që qytetarët nga kjo krahinë një pjesë jo e vogël kan mbetur sikur të jen banorë të askujt, pasi nuk jan të pajisur me dukumenta të asnjë shteti.
24 korrik 2017
Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI

Related Articles

Back to top button