Lajme

Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me tri nënshtetësi !?

Shkruan: Refik Hasani
Kryetari aktual i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, apo Presidenti që sot pritet të bëj betimin solemn thekson ende pa e pranuar zyrtarisht postin e Presidentit citojm ,,Që do t’i pajisim të gjithë shqiptarët me nënshtetësi të Shqipërisë’’.Kurse, i nominuari për Kryeministër të Republikës së Kosovës nga subjekti politik PAN,z.Ramush Haradinaj, më 22 maj 2017 në Gjilan gjatë fushatës për zgjedhje Parlamentare të 11 qershori 2017 thekson, citojm ,,Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës duhet t’ua japim nënshtetësinë e Kosovës”.

Tani cili shtetë do t’na pajis me pasaporta përpara.
Sa është menduar kjo, cila është platforma, strategjia dhe interesi kombëtar i kësaj pune. Kjo i bie që ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës një nënshtetësi na takon të gjithë ato që jemi të lindur dhe kemi pasuri në Serbi, kurse kjo që edhe Prishtina e Tirana t’na pajisin me nënshtetësi dhe do ti kemi tri nënshtetësi!?. Kështu do të dalim me propozime jo të matura. Por vazhdimisht kemi kërkur që na duhet një qëndrim i përbashkët.Prandaj, Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të gjitha çështjet e shqiptarëve që jetojn në hapsirat tona etnike apo jashta tyre na duhet një qëndrim. Në kohën kur Serbia shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jan duke na fshirë adresat e vendbanimeve dhe shlyerja nga rexhistrat amë, kjo do të duhej të jetë interesim i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare se sa të dekalorojn për nënshtetësi.Mos të harrojm që qytetarët nga kjo krahinë një pjesë jo e vogël kan mbetur sikur të jen banorë të askujt, pasi nuk jan të pajisur me dukumenta as të një shteti.

Related Articles

Back to top button