Lajme

Skandalet në këtë sezonë të darsmave nuk kanë të ndalur, Ja çfarë i ndodh Hallës së madhe

Një skandal ka ndodhur në në dasmë në Prishtinë sonte.

Këngëtarja ishte duke kënduar “hajde halla e madhe, hajde hyn në valle”, kur të gjithë musafirët kanë kthyer kokën ka halla e madhe për ta parë se kur hyn në valle.

Por kjo nuk ka ndodhur. Halla e madhe ka refuzuar të hyj në valle pasi ajo ka kërkuar që t’i prij valles.

“Unë tonë jetën i kom pri valles e tash ktu më thirren a valles tu i pri nana e nuses. Ska kuptim kjo edhe unë jam tjetër kategori prej nanes së nuses. Tek e fundit kush hamami osht ajo”, ka thënë Halla e Madhe për Kukunews.

Më pas ajo ka thënë se valles mundet me ju bashkëngjit halla e vogël ama ajo në ato momente ka qenë e zënë duke u marr me do fmij, se nuk pi flejë prej muzikës.

Related Articles

Back to top button