Lajme

Viti 2017, viti i stagnimit në Komunën e Preshevës

Kuvendi Komunal në Preshevë po i afrohet dy mujorit që ende nuk është konvokuar nga kryetari i Kuvendit Sami Salihu. Seanca e V-të e cila dështoi në mungesë të korumit të këshilltarëve Komunal, ka hapur mundësinë për zgjedhje të reja lokale në Komunën e Preshevës.
Viti 2017 ishte një vitë i humbur për Komunën e Preshevës në të gjitha aspektet të rëndësishme jetësore.

Pasi shumë projekte të cilët janë aprovuar në Kuvendin Komunal tani më kanë ngecur në ekzekutim. Stagnimi gjithëpërfshirës i Komunës së Preshevës është në kundërshtim me zotimet e fushatës elektorale të Partive në pushtet dhe si e tillë është shqetësuese.

Koalicioni qeverisës PVD, Grupi PDSH, BDL dhe UDSH, ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht krizën në kuvendin komunal duke tërhequr vëmendjen me propaganda politike lidhur me funksionimin e ekzekutivit.

Kriza e Kuvendit Komunal është pasojë e makinacioneve dhe manovrimieve politike të PVD-së e udhëhequr nga Riza Halimi, duke zbrapsur partnerin qeverisës APN për të formuar një mazhorancë me parti tjera. Edhe pse është proklamuar një qeverisje stabile nga pushteti lokal i kryesuar nga Ardita Sinani (PVD), ajo tani më ende pa i mbushur katër muaj është në përfundim e sipër.

Afati i fundit për konvokimin e seancës është 24 gushti 2017 që do të hapë rrugën për zgjedhje të parakoheshme lokale në Komunën e Preshevës.

Related Articles

Back to top button