Lajme
Xhandarmëria bastisje në fshatin Maxhere arreston dy persona
Rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së shtunë dy shtëpi të familjes Salihi në fshatin Maxhere në Preshevë janë bastisur, me ç’rast është gjetur armatim.
Shtëpitë e bastisura të Naser Salihit dhe vëllait të tij Sefajdinit kishin shërbyer si shtab i UÇPMB-së, ka bërë të ditur vëllai i tyre, njofton Klan Kosova.
Sipas Xhelajdin Salihit, policia dhe xhandarmëria gjatë bastisjes kanë ushtruar dhunë ndaj të lartpërmendurve.
Dy vëllezërit nga Presheva janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim në burgun e Vranjes.
Ndërsa armatimi i gjetur gjatë kësaj bastisje, sipas Xhelajdinit, ka qenë i mbetur nga koha kur këto shtëpi kishin shërbyer si shtab.