50 fëmijë refugjatë nga 1 shtatori do të fillojnë mësimin në shkollat e Vranjës
Pesëdhjetë fëmijë nga qendra e pritjes në ish Motelin në Vranjë që nga fillimi i vitit të ri shkollor do të fillojnë mësimin në shkollat e Vranjës.
Edhe pse viti i ri shkollor fillon brenda një jave, përgatitjet janë ende në zhvillim, thotë Nasufi Behluli, këshilltar arsimor i Departamentit të Ministrisë së Arsimit në Vranjë.
Në këtë temë kohën e fundit në Beograd janë trajnuar tre mësues nga Vranja, ndërsa tash trajnimi do të vazhdojë të zbatohet në teren.
Në kampin e pritjes në Vranjë ka pak më shumëse 50 fëmijë refugjatë të cilët duhet të përfshihen në sistemin arsimor të Serbisë.
Misioni ynë është të lidhemi me stafin e kampit dhe ti shpërndajmë fëmijët në shkolla, orari duhet të krijohet vetëm për ta.
Sipas të dhënave më të fundit aktualisht në kampin e Vranjës ekzistojnë 134 refugjatë nga Afganistani, kryesisht familje me fëmijë.
Ministria e Arsimit njoftoi këtë javë se nga ky vit shkollor, fëmijët e refugjatëve do të përfshihen masivisht në sistemin arsimor të Republikës së Serbisë.
Është vlerësuar se në Serbi ka rreth një mijë fëmijë refugjat që duhet të shkojnë në shkollë, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Pakistani, të cilët jetojnë në qendra për azil dhe në qendrat e tranzitit, kryesisht të shoqëruar nga prindërit ose të afërmit e tyre.