Lajme

Ambasadori i Norvegjisë priti kryetarët Sinani dhe Kamberi

Kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi, qëndruan sot, në një takim pune në Ambasadën e Norvegjisë në Beograd.

Në takim me ambasadorin Arne Sannes Bjornstad, përveç situatës së përgjithshme politike në Luginë të Preshevës u shtruan edhe kërkesat konkrete për realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkomunale dhe atyre komunale.

Kryetarja Sinani dhe Kryetari Kamberi, edhe në këtë takim, insistuan që në takimin e radhës së formatit të ambasadorëve “Miqëve të Luginës”, të ftohen përfaqësuesit institucional të shqiptarëve për të raportuar për situatën aktuale në Luginë të Preshevës. Kjo kërkesë hasi në mirëkuptimin e ambasadorit Bjornstad.

Related Articles

Back to top button