Delegacioni nga Ambasada e SHBA-së në Beograd viziton Komunën e Preshevës
Gjatë ditës së sotme në kabinetin e kryetares së komunës, Ardita Sinani, për vizitë ishin një delegacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me në krye znj. Colleen Smith nga sektori politik pranë Ambasadës së SHBA – ve në Beograd.
Ndër temat që u diskutuan gjatë këtij takimi ishte rritja e numrit maksimal të punëtorëve si dhe integrimi sa më i madh i të rinjëve në institucionet dhe organet shtetërore të Serbisë.
Kthimi i gjykatës gjithashtu ishte një ndër temat e veçanta që u diskutuan gjatë takimit me znj. Smith.
Tema që ishte më e diskutuara në këtë takim ishte nga lëmia e arsimit, e sidomos sigurimi i teksteve mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës. Në këtë aspekt znj. Colleen Smith deklaroi qëndrimin e Ambasadës së SHBA – ve që problemi i teksteve të gjejë zgjidhje sa më të shpejtë dhe afatgjate.
Zonja Smith bëri të ditur se Ambasada e SHBA – ve deri në muajin tetor do të angazhohet direkt në zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit të teksteve mësimore për nxënësit Shqiptarë të Luginës së Preshevës.