Demet e shkaktuara si pasoje e keqmenaxhimit dhe manovrave politike te koalicionit te deshtuar
Në bazë të lojërave politike të zhvilluara nga subjektet politike PVD, grupi i PDSH, BDL dhe UDSH, qytetarëve të komunës së Preshevës dhe Luginës në përgjithësi i kanë sjellur dëme të konsiderueshme ekonomike, politike, infrastrukturore, demografike, kulturore, shëndetësore, arsimore etj. etj., si pasojë e manovrimeve politike, për t’i siguruar vehtes së tyre pushtet, përmes së cilit do të realizonin interesat e tyre individuale, klanore apo grupore.
Të gjitha këto në kurriz të popullatës së lodhur të komunës së Preshevës, e cila edhe pse ua dha besimin për të punuar në interes të saj, përfaqësuesit politik degraduan çdo vlerë politike, institucionale, në fund edhe njerëzore, duke bërë biznes me besimin që populli ua ka dhënë.
presheva.com, në vijim i paraqet një përmbledhje për pasojat apo dëmet që kjo klasë politike i shkaktoi popullatës së komunës sonë:
I.MOS REALIZIMI I PLANIT INVESTIV
1.Rregullimi i infrastrukturës në Zonës industriale – mbi 400.000 €
2.Rekonstruksioni i rrugës së Karposhit – 700.000 €
3.Intervenimi në sistemin e ujësjellësit të qytetit, përmes ndërtimit të rezervuarit të ri dhe ndërhyrjet në zonimin e sistemit të furnizimit me ujë – mbi 300.000 €
4.Rekonstruksioni i përgjithshëm e shkollave “Ibrahim Kelmendi”, gjimnazi “Skënderbeu”, “Selami Hallaçi” dhe “Vuk Karaxhiq” – 2,100.000 €
5.Rekonstruksioni i sallës së edukatës fizike në sh.f. “Ibrahim Kelmendi” – 300.000 €
6.Rregullimi i parkut të qytetit me parkingje tek stadiumi i qytetit – 170.000 €
7.Rekonstruimi dhe asfaltimi i rrugës së varrezave ne fsh. Ashanët – 40.000 €
8.Vendosje e një shtrese të asfaltit në pjesës e rrugës nga N.T “Vijator” Geraj deri në hyrje të B.L. Strezoc – mbi 40.000 €
9.Vazhdimi i rekonstruimit dhe asfaltimit të rrugës “Vëllezërit Frashëri” – 110.000 €
10.Vendosja e semaforëve në udhëkryqet e qytetit – mbi 40.000 €
11.Ndërtimi i strehimores për kafshët endacake – mbi 40.000 €
12.Rregullimi i parkut të fëmijëve afër çezmës së Limon Agës – 10.000 €
13.Ndërtimi i transfer stacionit për mbeturinat – 130.000 €
14.Asfalltimi i rrugës deri tek varrezat e lagjës St. Hekurudhor – 17.000 €
15.Rregullimi i shtratit të lumit në fsh. Geraj – 65.000 €
16.Vazhdimi i rregullimit të shtratit të lumit në fsh. Raincë – mbi 40.000 €
17.Ndërtimi i terenit sportiv në Bugarinë – 25.000 €
18.Vazhdimi i kanalizimit fekal në vendbanimet: Corroticë, Leran, Bukuroc – 66.000 €
19.Rekonstruimi i nyjes sanitare në Sh.F. “Dituria” Corroticë – 20.000 €
20.Sanimi i pendës dhe sistemit të ujitjes në fsh. Rahovicë – 50.000 €
21.Asfaltimi i rrugës lokale në f. Bushtran – mbi 33.000 €
22.Rekonstruimi dhe zgjerimi i urës, së bashku me rregullimin e shtratit të lumit në fsh. Shoshajë e Poshtme (obligim privat) – mbi 8.000 €
23.Rekonstruimi dhe asfaltimi i rrugës Buhiç-Ilincë-Maxhere-Ranatoc – 60.000 €
24.Fillimi i rekonstruimi dhe asfaltimit i rrugës Rahovicë – Bukuroc – 33.000 €
25.Rekonstruimi dhe asfaltimi i rrugës tek Lagja e Krumëve në fsh. Rahovicë – 12.000 €
26.Rekonstruimi dhe asfaltimi i sokakut në rr. Qemal Shehu – 25.000 €
27.Asfaltimi i rrugës për tek varrezat e fsh. Raincë – 17.000 €
28.Vazhdimi i rregullimit të shtratërve të lumenjëve në fsh. Miratoc – 22.000 €
29.Vendosja e linjave nëntokësore të rrjetit të tensionit të lartë – mbi 200.000 €
Gjithsejtë dëmet e shkaktuara sipas Planit investiv: 5.073.000 €
II) MOS REALIZIMI I INVESTIMEVE NË HAPJEN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS
1.Prolongimi i hapjes së fabrikës së këpucëve “Solid Europa”
100 punëtorë x 400€ x 6 muaj = 240.000 €
2.Prolongimi i investimit në sferën e bujqësisë – investitori “Masr fruit” – mbi 800.000€
Gjithsejtë dëmet e shkaktuara në sferën e investimeve të huaja: 1.040.000 €
Dëmet e përgjithshme të shkaktuara për vitin 2017 nga koalicioni i dështimit: 6.113.000 €
Këto janë vetëm disa nga dëmet e kalkulueshme me numra, ndërsa dëmet të cilat nuk mund të kalkulohen dhe kanë kosto të lartë dhe vështirë të riparueshme, pasojat e tyre shprehen në forma të ndryshme, si në zvogëlimin e numrit të popullatës përmes rritjes së migrimit, humbja e shpresës tek popullata, degradimi dhe ç’vlerësimi i vlerës së institucioneve lokale, rënia e mëtutjeshme e cilësisë së shërbimeve të institucioneve publike, çvlerësimi i sistemit edukativo-arsimor, ç’vlerësimi i klasës politike dhe ulja e ndikimit politik në nivel lokal aq edhe më pak në atë shtetëror etj. etj.
Kjo qasje e manovrimeve politike për popullatën e komunës së Preshevës dhe Luginës në përgjithësi, tashmë është bërë e njohur për popullatën tonë prej gati tri deceniesh.
Përmes shantazheve, kërcënimeve, joshjeve, premtimeve dhe manovrimeve tjera, kjo klasë politike, deri tash ia ka arritur të mbijetojë dhe shtypë popullatën e gjorë, edhe pse popullata ua jepte besimin për të punuar dhe për t’ia mbrojtur interesat e tyre.
Përmes qasjes së tillë këta gjithmonë e kanë tradhëtuar popullin dhe faturën e dëmeve të tilla nëpër vite e decenie, gjithnjë e paguante populli.
Në anën tjetër, manovrimet e kësaj klase politike të dështuar, sa vijnë e bëhen të njohura edhe për popullatën tonë.