Lajme
Dështon edhe sot seanca shtyhet për nesër, nëse nuk mbahet në Preshevë do të ketë masa të përkohshme

Seanca e V-të e Kuvendit Komunal Preshevë ka dështuar për të tretën herë me rradhë, në mungesë të kourumit. Shërbimi administrativ ka informuar këshilltarët se seanca e V-të është shtyer për nesër ora 10.00.
Afati i fundit i mbajtjes së kësaj seance është dita e nesërme, përndryshe shpallen masat e përkohëshme dhe Komuna e Preshevës shkon në zgjedhje të parakohëshme lokale. Koalicioni qeverisës PVD, UDSH, BDL dhe Grupi i ndarë nga PDSH të kryesuar nga Ardita Sinani (PVD) është formuar me 10 mars të këtij viti.