Festivali “Mobikino” vjen për herë të parë në Preshevë, ja lista e filmave që do të shfaqen
Pas rrugëtimit në dy komuna në lindje të Kosovës, Festivali më i ri “Mobikino” tanimë ka tejkaluar kufijtë e Kosovës. Fundjavën e kaluar ishte në Bujanoc, ku para publikut u shfaqën filma të përzgjedhur në kuadër të vetëdijesimit për të drejtat e njeriut.
Të Shtunën dhe të Dielën, duke filluar nga ora 20:00 Festivali zhvendoset në Preshevë, më saktësisht në oborrin e Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” ku do të shfaqen filma të metrazhit të mesëm, prodhime këto të vitit 2016 dhe 2017. Për dy netë me rradhë, publiku i Preshevës do të ketë mundësi që në qytetin e vet të përjetoj mediumin e fuqishëm të filmit dokumentar si një dritare e hapur për ngritjen e vetëdijes në fushën e të drejtave të njeriut.
Më posht po paraqesim filmat të cilët do të shfaqen për dy netë rradhazi në Preshevë.
ORARI I SHFAQJES SË FILMAVE DOKUMENTAR