Lajme
Fillon projekti për personat me aftësi të kufizuara “Noti dhe shëndeti” në Preshevë
Shoqata e personave me aftësi të kufizuara në Preshevë ka filluar ta realizojë projektin e rradhës ” Noti dhe shëndeti”.
Në mbështetje të pronarit të pishinës Prinzeca, gjatë këtyre ditëve kemi filluar që një pjesë të antarëve të shoqatës tonë një here gjatë javës ti dergojm për not dhe rekreacion tek pishina.
Ekipi i shoqatës dhe kujdestarët e antarëve tanë janë në gadishmëri për asistencë gjatë kohës sa ata qëndrojn aty.
Projekti do të zgjasë 3 muaj, ku çdo javë do ta shfrytëzojm pishinën deri në përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara nga profesionistët e shoqates tonë.
Në emër të ekipit, antarëve dhe kujdestarëve të fëmijëve me aftësi të kufizuara faleminderojm pronarin e pishinës për mbështetjen në realizimin e këtij projekti.